Mesi në forumin ekonomik për thellimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës

TIRANË, 20 mars/ATSH/ – Deputetja e Partisë Socialiste, Senida Mesi, mori pjesë në forumin ekonomik mes studentëve dhe ndërmarrjeve të ndryshme, të organizuar në kuadër të programit “Pranvera e Frankofonisë 2019”.

Ky forum ka për qëllim prezantimin e njohurive të bizneseve anëtare të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Franko-Shqiptare.

“Ky aktivitet i njeh studentët dhe aktorët frankofonë me nevojat e ndryshme për burime njerëzore që kanë këto kompani, si dhe bëhet një urë tjetër e rëndësishme në thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Francës”, thekson Mesi.

Në këtë forum Mesi mori pjesë me ftesë të ambasadores franceze në Tiranë, Christine Vasak. /k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.