Linja unazore e jugut, miratohet granti prej 2 milionë eurosh nga KfW

TIRANË, 20 mars/ATSH/ Në kuadër të programit “Linja unazore 110 kV e Shqipërisë së Jugut”, qeveria miratoi sot marrëveshjen me KfW për një grant prej 2 milionë eurosh.

Këshilli i Ministrave miratoi sot marrëveshjen e financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Frankfurt am Main (KfW), për financimin e shërbimeve ndërkombëtare këshillimore për menaxhim për masa shoqëruese në kuadër të programit “Linja unazore 110 kV e Shqipërisë së Jugut”.

Po ashtu në mbledhjen e sotme të qeverisë u miratua në parim edhe marrëveshja me qeverinë e Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2018 për projektin “Programi sektorial i ujërave / furnizimi me ujë i zonave rurale IV”.

/m.m/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.