KAZAKISTAN – Presidenti propozon që Astana të emërtohet Nazarbajev

ASTANA, 20 mars /ATSH-AFP/ – Presidenti i ri i përkohshëm i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokajev propozoi ndërrimin e emrit të kryeqytetit, Astana, me emrin e ish-presidentit, Nursultan Nazarbajev, i cili dha dorëheqjen pas 30 viteve në pushtet.

Në deklaratën e tij të parë pas betimit në parlament, Tokajev sugjeroi ndërrimin e emrit të kryeqytetit të Kazakistanit në Nursultan.

Deri tani në pozicionin e presidentit të senatit kazak, Kassym-Jomart Tokajev, 65 vjeç, u betua që të zërë vendin e kreut të shtetit deri në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të parashikuara për në prill të 2020-ës.

“Dje, bota dëshmoi një ngjarje historike”, tha presidenti i ri pas një ceremonie gjigante duke përshëndetur ”vendimin e zgjuar të reformatorit Nursultan Nazarbajev”.

Nazarbajev, i pranishëm në ceremoni, u përshëndet për disa minuta nga deputetët dhe senatorët kur zuri vendin e tij.

Astana, qyteti me 800 000 banorë dhe me qiellgërvishtëse futuriste, u bë kryeqytet i shtetit të Azisë Qendrore në vitin 1997, në vend të Almatit, që ndodhet 1 000 kilometra më në jug./ /esko/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.