FUTBOLL – Ikardi bën paqe me “Interin”, rikthehet në stërvitje

TIRANË, 20 mars/ATSH/ – Sulmuesi argjentinas Mauro Ikardi duket se i ka dhënë fund krizës mes tij dhe ekipit të “Interit”.

Lajmi konfirmohet nga mediet italiane, të cilat bëjnë më dije se sulmuesi ka lënë pas dëmtimin në gju dhe pritet që t’i bashkohet ekipit zikaltër.

“Tuttomercatoweb” konfirmon pretendimin e “Sport Mediaset” se Icardi do të kthehet në fushën stërvitore por pa dhënë një datë të kthimit të tij. Madje ajo shkon më larg, ku shkruan se ai do të jetë pjesë e skuadrës së “Interit” për ndeshjen e radhës ndaj “Lacios”.

Ikardi nuk është aktivizuar që prej 13 shkurtit, duke u përfolur se kishte një krisje totale mes lojtarit dhe ekipit të “Interit”, për shkak të heqjes së shiritit të kapitenit.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.