FRANCË – Parisi: Nuk ka shtyrje të Brexit pa një strategji të besueshme

PARIS, 20 mars /ATSH-AFP/ – Franca i kundërvihet shtyrjes së Brexit të kërkuar nga kryeministrja britanike, Theresa May nëse nuk justifikohet nga një strategji e besueshme, deklaroi sot shefi i diplomacisë franceze.

“Nëse May nuk do të jetë në gjendje t’i paraqesë Këshillit Europian garanci të mjaftueshme mbi kredibilitetin e strategjisë për Brexit atëherë mundësia e zgjatjes do të eleminohej”, thekson Jean Yves Le Drian para deputetëve francezë.

“Për pasojë do të preferohet një dalje e Britanisë së Madhe pa marrëveshje”, vazhdon ministri francez i Punëve të Jashtme. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.