FOTO/ Lezhë, Kisha e Shën Premtes drejt rijetëzimit

TIRANË, 20 mars /ATSH/ – Specialistët e DRKK Shkodër kanë kryer ndërhyrje emergjente në Kishën e Shën Premtes në fshatin Balldren të Lezhës.

Kisha e Shën Premtes në fshatin Balldren të Lezhës, pësoi dëmtime ditë më parë nga erërat e forta.

DRKK Shkodër kreu riparimin dhe ndërhyrjen emergjente të mirëmbajtjes në pjesën e dëmtuar.

Gjatë vitit 2019 në bashkëpunim dhe me Institutin e Monumenteve të Kulturës është parashikuar ndërhyrja për rehabilitimin e plotë të saj, në aspektin strukturor, por dhe në konservimin e afreskeve që ky objekt kulti ruan. /a.a/ /a.g/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.