SIRI – ISIS-i vazhdon të humbasë terren

BEJRUT, 19 mars /ATSH-ANSA/ – Baza e ISIS-it në Baguz, në juglindje të Sirisë, iu nënshtrua një rrethimi të plotë nga ana e forcave kurod-siriane të mbështetura nga SHBA-ja që më pas e pushtuan, sipas burimesh kurde.

“Gjatë rrethimit qindra luftëtarë të plagosur ose të sëmurë u kapën rob dhe u transferuan në spitalin më të afërt”, sipas të njëjtave burime.

“Megjithatë vazhdon të ketë ende grupe që bëjnë rezistencë të cilat janë strehuar pranë lumit Eufrat”, theksojnë këto burime. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.