SHBA – Trump emëron një avokat konservator si ambasador në Meksikë

UASHINGTON, 19 mars /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi emërimin e një avokati si ambasador i SHBA-së në Uashington, një rol delikat në një moment kur shefi i Shtëpisë së Bardhë vijon të jetë i palëkundur për ndërtimin e murit kufitar.

Christopher Landau, emri i së cilit u përmend për një post në administratën Trump që prej marrjes zyrtarisht të detyrës nga Trump në janar 2017, punoi si nëpunës i dy gjyqtarëve konservatorë të Gjykatës Supreme përpara se të bëhej një avokat i specializuar tek procedurat në Apel.

Ai nuk ka eksperiencë në diplomaci, por ka studiuar Amerikën Latine në Universitetin e Harvardit dhe flet gjuhën spanjolle. I ati i tij George Landau ka mbajtur poste si ambasador i SHBA-së në Kili, në Paraguaj dhe në Venezuelë./ / v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.