SHBA – Trump: Brazili mund të bëhet anëtar i NATO-s

UASHINGTON, 19 mars /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump përmendi sot mundësinë që Brazili të bëhet anëtar i NATO-s, duke pritur në Shtëpinë e Bardhë homologun e tij brazilian Jair Bolsonaro.

“Kam qëllimin që t’i jap Brazilit statusin e aleatit madhor jo anëtar i NATO-s ose, me shumë mundësi, që të bëhet aleat (anëtar) i NATO-s”, deklaroi Trump duke theksuar se kjo do të përforconte shumë sigurinë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.

Presidenti amerikan i bëri këto deklarata gjatë takimit të tij në Shtëpinë e Bardhë me homologun e tij brazilin. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.