Rikonstruktohet qendra shëndetësore, kushte më të mira për 8900 banorë të Kombinatit

TIRANË, 19 mars/ATSH/ Falë rikonstruksionit të plotë qendra shëndetësore në “Qytetin e nxënësve” ofron kushte më të mira për 8900 banorë të Kombinatit.

Duke ndarë pamje të këtij transformimi, Kryeministri Edi Rama tha se, ky është shembull i ndryshimit si nata me ditën pak kilometra nga qendra e Tiranës, ku s’kishte vënë dorë askush prej dhjetëra vitesh.

“Mirëmëngjes dhe me këtë shembull të ndryshimit si nata me ditën pak kilometra nga qendra e Tiranës, ku s’kishte vënë dorë askush prej dhjetra vitesh, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Sipas doktorit Ramiz Kërnaja “kushtet kanë qenë relativisht të këqia por falë konstruksionit kushtet janë përkushtuar ndjeshëm dhe ne sot ndjehemi më mirë dhe më komod se më parë duke përmirësuar kushtet e punës”.

Edhe për infermieret e kësaj qendre, Nertila Kullolli dhe Luljeta Ibrahimi, “kushtet e punës në këtë qendër kanë ndryshuar tërësisht dhe tani ajo është kthyer në një qendër funksionale”.

Edhe për doktoreshë Brunilda Tocilla, “ndryshimi tani është 100% me atë që qendra ka qenë më parë”. /m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.