Qasje e re në trajtimin e të sëmurëve me probleme të shëndetit mendor

TIRANË, 19 mars/ATSH/ – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka pritur në një takim presidentin e “Akademisë Papnore për Jetën” në Vatikan Sh.T.Z. Imzot Vincezo Paglia.

Në këtë takim u nënshkrua marrëveshja për reformën e shëndetit mendor që kthen vëmendjen tek deinstitucionalizimi, për përmirësimin e trajtimit të të sëmurëve me probleme të shëndetit mendor, nga spitalet psikiatrike, në shtëpi-familje.

Kjo marrëveshje do të ndihmojë në reformën e shëndetit mendor nëpërmjet trajnimeve të vazhdueshme të stafeve, ndjekjen e të sëmurëve nga mjekë të specializuar nga Italia dhe mbështetje për riintegrim e tyre në familje dhe shoqëri.

Imzot Vincezo Paglia është një prej themeluesve të komunitetit San’t Egidio dhe aktualisht drejton Akademinë Papnore për Jetën në Vatikan. /k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.