LONDËR – May nuk ka ndërmend të dorëhiqet

LONDËR, 19 mars /ATSH-ANSA/ – Kryeministrja britanike, Theresa May nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pas vendimit të kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, i cili ka vënë veton ndaj propozimit të saj për të paraqitur një votim të nivelit të tretë  dhe për të ratifikuar marrëveshjen e arritur me Brukselin mbi Brexit, vetëm nëse nuk ka ndryshime thelbësore, që ai duhet ta ripropozonte.

Zëvendësministri për Brexit, Kvasi Kwarteng i është përgjigjur me një “jo” të thatë pyetjes provokuese të bërë nga grupe të opozitës gjatë një debati në sallë. 

Kwarteng përsëriti se qeveria ende shpreson të kalojë marrëveshjen e majit gjatë ditëve të ardhshme, por pa thënë si dhe kur dhe se kryeministrja do të shkojë në takimin e BE-së të enjten dhe të premten me synimin për të rënë dakord me të 27-ët.

Ai do t’i drejtojë Dhomës së Komuneve me një letër në lidhje me kohëzgjatjen duke shmangur kështu debatin me deputetët deri në fund të samitit javën e ardhshme./ /ash/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.