KQZ mandaton nesër dy deputetë të LSI-së  

TIRANË, 19 mars /ATSH – I. Vata/ – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të miratojë nesër zëvendësimin në Kuvend të ish-deputetëve të LSI-së, Petrit Kozma Vasili dhe Shezai Feta Rrokaj të cilët dorëzuan mandatet.

Kështu pritet që Kuvendit t’i shtohen edhe dy deputetë nga lista shumemërore e Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilët kanë pranuar mandatin e deputetit.

KQZ do shqyrtojë të mërkurën projektvendimin për dhënien e mandatit të deputetit kandidatit të listës shumemërore të Partisë lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Fier, për plotësimin e vakancës pas dorëheqjes nga mandati i deputetit të Petrit Vasilit.

Po ashtu, KQZ do shqyrtojë edhe projektvendimin për dhënien e mandatit të deputetit  kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Vlorë, për plotësimin e vakancës pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, Shezai Rrokaj. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.