Komisioni për Ekonominë miratoi marrëveshjen për zhvillimin e zonave rurale

TIRANË, 19 mars /ATSH – I. Vata/ – Komisioni për Ekonominë dhe Financat në mbledhjen e sotme miratoi në parim, nen për nen dhe në tërësi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin teknik 2017 për projektin “Zhvillim i qëndrueshëm i zonave rurale””.

Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin teknik 2017 për projektin “Zhvillim i qëndrueshëm i zonave rurale” në komisionin e Ekonomisë dhe Financave e prezantoi zëvendësministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeçi.

Në fund, Komisioni për Ekonominë dhe Financat dha dakordësinë e tij në parim, nen për nen dhe në tërësi. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.