FOKUS – Hawking nuk është më, por njohuritë mbi vrimat e zeza përparojnë

LONDËR, 19 mars /ATSH-AFP/ – Stephen Hawking ka tashmë një vit që është larguar nga jeta.

Nëse astronomët nuk do të vërenin se vrimat e zeza po avullonin ngadalë, siç ishte dhe teoria e tij, njohuritë do të kufizoheshin rreth disa monstrave enigmatike kozmike, të cilave astrofizikanti u ka kushtuar një pjesë të jetës së tij.

Në vitin 1975, fizikanti dhe kozmologu britanik nxori teorinë se vrimat e zeza mund të lëshonin rrezatim.

”Një teori tronditëse”, “Një revolucion”, “Ideja e një vizionari” ishin disa nga fjalët e kolegëve në vdekjen e tij.

Sipas mendimit të disave, kjo teori do t’i kishte dhënë Stephen Hawking çmimin Nobel  nëse do të ishte vënë re më parë.

Ajo që duket ende e pamundur sot është se, edhe pse ne flasim për vrimat e zeza që nga shekulli XVIII, asnjë teleskop nuk ka bërë të mundur vrojtimin e këtyre objekteve misterioze të kozmosit.

Por, duket se jemi shumë pranë.

“Progresi kryesor i kohëve të fundit është në frontin e vrojtimit”, shpjegon astrofizikanti britanik Martin Rees, koleg i vjetër i Stephen Hawking në Universitetin e Cambridge.

Një vrimë e zezë është një objekt qiellor që ka një masë jashtëzakonisht të madhe në një vëllim shumë të vogël.

”Kjo, sikur Dielli të ishte vetëm 6,0 kilometra në diametër ose nëse Toka do të ishte e ngjeshur në një kuti”, thotë Guy Perrin, astronom në Observatorin e Parisit-PSL.

Ato janë kaq masive sa as përbërja dhe as drita nuk mund t’ju shpëtojnë. Ana tjetër e medaljes është se ato janë të padukshme.

“Ne kemi zbuluar valë gravitacionale nga vrimat e zeza yjore, një provë e drejtpërdrejtë e ekzistencës së tyre”, thotë Martin Krause, një studiues në Universitetin e Hertfordshire, në Londrën e Veriut./ /ash/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.