Doktoreshë Burbuqe Ajazi, 41 vite në shërbim të qytetarëve të Peqinit

TIRANË, 19 mars/ATSH/ – Shërbimi i obstetrikë-gjinekologjisë në spitalin e Peqinit, Elbasan, është i lidhur pashmangshmërisht me doktoreshë Burbuqe Ajazin, e cila shërben prej 41 vitesh në këtë zonë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu, thekson se “për dr. Burbuqen, mjekësia është një profesion me të cilin ka lidhur jetën që prej moshës 14-vjeçare, kur nisi të studiojë në shkollën Mjekësore në Vlorë”.

Sipas ministres, dr. Ajazi nuk e ka ndalur asnjë ditë punën dhe sot ruan të njëjtin pasion për profesionin e saj.

Ministrja Manastirliu shprehet krenare për gratë që shërbejnë në sistemin shëndetësor në vend. /k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.