BERLIN – Merkel: Përpjekje maksimale për një largim të rregullt të Londrës

BERLIN, 19 mars /ATSH-AFP/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se duhet luftuar deri në fund për të siguruar një marrëveshje për një dalje të rregullt të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, pavarësisht ngërçit aktual.

‘’Unë do të përpiqen deri në fund përpara afatit të 29 marsit në mënyrë që të arrijmë një largim të rregullt. Nuk kemi akoma shumë kohë në dispozicion por vetëm disa ditë’’, deklaroi kancelarja gjermane gjatë një konference në Berlin.

‘’Për momentin nuk jam në gjendje t’ju them se cili do të jetë qëndrimi im të enjten gjatë samitit të liderëve europianë për çështjen pasi kjo varet nga ajo që do të paraqesë Theresa May dhe si do të jetë situata’’, shtoi ajo.

”Në samitin e liderëve europianë ne do të përgjigjemi në mënyrën e duhur dhe njëzëri në nivelin e 27 shteteve të BE-së”, vijoi kancelarja./ / v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.