BERLIN – Gjermania hap tenderin për 5G pa përjashtuar ”Huawei”-n

BERLIN, 19 mars /ATSH-AFP/ – Gjermania hapi sot ankandin për dhënien e hapësirave të 5G, pa përjashtuar kompaninë kineze si ‘’Huawei’’, pavarësisht kërcënimeve të Uashingtonit për të rishikuar bashkëpunimin transatlantik në planin e sigurisë.

”Pak rëndësi ka nëse një ofrues vjen nga Suedia apo Kina, kompanitë duhet të kënaqin kërkesat e certifikimit dhe kontrolleve të sigurisë”, u shpreh sot gjatë një konference shtypi Jochen Homann, president i agjencisë federale gjermane të rrjeteve.

Ky institucion publik monitoron tenderin i cili filloi sot në 10:00 (9:00 GMT). Nga një total prej 41 blloqeve të frekuencës duhet t’i jepen brenda disa ditëve katër operatorëve në garë. Deutsche Telekom, Vodafone, Telefónica/O2 et 1&1/Drillisch.

”Huawei” nuk mund të pretendojë asnjërën prej blloqeve, por vetëm si furnizues i pajisjeve, ashtu si edhe konkurrenti i tij kinezi ZTE. Ai u ofron tashmë këtyre operatorëve, infrastruktura, kryesisht antena dhe synon të vijojë me instalimin e 5G-së./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.