AUSTRALI – Morrison: G20-a vëmendje të veçantë ekstremizmit në internet

SIDNEJ, 19 mars /ATSH-AFP/ – Kryeministri australian, Scott Morrison i bëri thirrje qeverive në mbarë botën për të ushtruar presion ndaj gjigantëve të teknologjisë në mënyrë që ata të zgjidhin problemin e hapësirës pa ligjshmëri që i po lihet ekstremizmit në internet, në sfondin e masakrës ndaj dy xhamive.

Në një letër të bërë sot publike, Scott Morrison i kërkoi liderëve të G20-ës , kryeministrit japonez, Shinzo Abe për t’a ngritur si çështje gjatë samitit të grupit në Osaka në qershor.

Morrison është në mesin e një fushate të vështirë zgjedhore dhe partia e tij konservatore po përballet me akuza të vazhdueshme sipas së cilave ai po mbështet ndjenjën e urrejtjes anti-emigracion për t’i bërë qejfin një pjese të bazës së tij.

Kryeministri është prononcuar disa herë në publik për të denoncuar ekstremizmin që nga sulmi ndaj dy xhamive në Zelandën e Re fqinje nga një supremacist i bardhë, ku u regjistruan 50 të vdekur./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.