Wanda Nara: Icardi drejt rikthimit me “Interin”

TIRANË, 18 mars /ATSH/ – Wanda Nara e lumtur pas fitores së “Interit” në derbi me “Milanin”. Ta paktën në fjalët e menaxheres dhe bashkëshortes së Mauro Icardit kuptohet që së shpejti do të ketë “paqe”, për të lënë një herë e mirë pas të gjitha mosmarrëveshjet me drejtuesit zikaltër.

“Të gjithë flisnim për një krizë të Interit, por unë isha e bindur se do të fitonte. Rikthimi i Mauros? “Unë nuk di asgjë për takimin e mundshëm të së premtes, kam biseduar me Marottën dhe paqja është afër. Nëse Mauro takohet me trajnerin të premten, ata do të duhet të bisedojnë hapur me njëri-tjetrin”.

Kjo është shenja e parë e rëndësishme e paqes, megjithatë Wanda Nara përsërit të njëjtat gjëra:

“Mauro është duke u rimëkëmbur nga problemi i gjurit, i cili është real. Ai ka luajtur me dhimbje edhe përpara, për të treguar sa interesohet për ‘Interin’. Sapo të jetë në gjendje, do të kthehet, nuk ka probleme me ekipin.

Ne i kemi shqyrtuar të gjitha deklaratat e lojtarëve dhe askush nuk ka folur kurrë keq për Icardin. Thuhen kaq shumë gjëra… Nuk ka kërkuar kurrë ngritje rroge, pra nuk ka qenë çështje parash”.

Sipas medieve italiane, Steven Zhang u angazhua personalisht në këtë histori dhe do të takohet me lojtarin në fundjavë. Nga ana e Interit nuk ka vullnet për t’i thyer raportet, përkundrazi. Icardi do të mbetet zikaltër do të jetë pikë referimi për ndërtimin e “Interit” të së ardhmes.

/gj.m/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.