Vlorë, aktivitete informuese për higjienën dentare

TIRANË, 18 mars/ATSH/ – Drejtoria Rajonale Shëndetësore Vlorë vijon aktivitetet depistuese për problemet dentare në shkollat e qytetit.

Për fëmijët e këtyre shkollave u trajtuan disa tema si, higjiena dentare, kariesi dentar, gingiviti, ushqimet e shëndetshme.

Pranë shkollës “Naim Frashëri”, punonjësit e DRSH Vlorë promovuan rëndësinë e madhe që ka shëndeti oral në shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqenie, si dhe i këshilluan mbi masat parandaluese për një shëndet të mirë oral.

DRSH Vlorë përveç fushatave sensibilizuese dhe informuese vijon edhe vizitat në shtëpitë e pacientëve, të cilët e kanë të pamundur të lëvizin drejt qendrave shëndetësore./k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.