SOFT NEWS – Ozil kërkon dëshmitar për dasmën… Erdoganin?

BERLIN, 18 mars /ATSH-AFP/ – Shefi i kabinetit të kancelares gjermane, Merkel u shpreh i mërzitur pas lajmit se ish-futbollisti i kombëtares, Mesut Ozil i kishte kërkuar presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan të ishte dëshmitari i tij në martesë.

‘’Patjetër që na trishton si lajm, pasi dikush që ka mbajtur kaq gjatë fanellën e ekipit të Gjermanisë, i cili u përball me një reagim të tillë të opinionit gjerman pas takimit të parë me Erdogan, dhe e gjitha kjo të përfundojë në këtë mënyrë, ky është një zhgënjim i vërtetë për tifozët dhe mua gjithashtu’’, u shpreh në një intervistë për të përditshmen ‘’Bild’’, Helge Braun, shefi i kabinetit të Angela Merkel.

‘’Në fund të fundit, bëhet fjalë për një vendim privat që duhet ta pranojmë’’, shton zyrtari.

‘’Bild’’ publikoi të dielën lajmin se futbollisti mendonte t’i kërkonte kreut të shtetit turk të ishte dëshmitari i tij në kurorëzimin e martesës. Data dhe vendi i ceremonisë nuk bëhen të ditura.

E përditshmja ka qenë një nga zërat më kritikë, në maj dhe qershorin e kaluar, ndaj Ozil i cili u fotografua duke i dhuruar një fanellë presidentit Erdogan, personazh kontrovers në Gjermani pas një ftohje prej më shumë se dy vitesh të marrëdhënieve me qeverinë.// v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.