Shqipëria dhe Bullgaria, prodhues të stabilitetit dhe sigurisë në rajon

TIRANË, 18 mars /ATSH/ – Shqipëria dhe Bullgaria kanë një bashkëpunim shumë të mirë në fushën e mbrojtjes, janë vende anëtare dhe aleate në NATO, si dhe janë prodhues të stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

Ambasadorja e Shqipërisë në Bullgari, Donika Hoxha zhvilloi një takim me zv.Kryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Bullgarisë, Krasimir Karakachanov.

Ky vit shënon 15-vjetorin e anëtarësimit të Bullgarisë në Aleancë dhe 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë, i cili do të festohet në Tiranë në fund të muajit mars 2019.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.