SHBA – Volker: Përvjetori i aneksimit të Krimesë nga Rusia, një ditë e trishtë

UASHINGTON, 18 mars /ATSH-DPA/ – Kurt Volker, përfaqësuesi special amerikan për negociatat për Ukrainën, e cilësoi përvjetorin e aneksimit rus të Krimesë si një ditë të trishtë dhe ritheksoi kundërshtimin e SHBA-së ndaj këtij akti.

“Ky është një pushtim i jashtëligjshëm, një zaptim territori i jashtëligjshëm dhe ne qëndrojmë krejtësisht pas Ukrainës duke insistuar në rikthimin e integritetit të saj territorial”, tha Volker para gazetarëve.

Volker deklaroi se SHBA-ja nuk do të mbajë një pozicion në zgjedhjet e ardhshme presidenciale por i bën thjesht thirrje ukrainasve “të votojnë nëpërmjet ndërgjegjes së tyre”.

I dërguar special i bëri sërish thirrje Rusisë që të lirojë marinarët ukrainas të kapur në nëntor, duke thënë se burgosja e tyre është përtej ligjit ndërkombëtar. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.