Operacion kundër narkotikëve dhe armëve pa leje në Shkodër

TIRANË, 18 mars/ATSH/- Finalizohet operacioni policor i koduar “Kir”, ku janë sekuestruar lëndë narkotike, armë, radio marrëse-dhënëse, teksa është arrestuar dhe një person

Sipas njoftimit të Policisë, “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër finalizuan operacionin policor, ku është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi K.Gj., 45 vjeç, nga fshatin Kir”.

“Arrestimi u bë mbi bazën e informacioneve operative, se ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë ushtronin veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Kir, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:4.5 kg kanabis; 2 armë zjarri automatike;19 kapsolla për lëndë plasëse;10 metër fitil zjarr-përcjellës;10 krehër; 77 fishekë; 2 radio marrëse e dhënëse|,  lexohet në njoftim.

“Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër” përfundon njoftimi. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.