Lady Gaga me “Shallow” kryeson klasifikimin në SHBA

TIRANË, 18 mars/ATSH/ – Pas çmimit Oscar, “Shallow” i dha Lady Gaga një tjetër kënaqësi. Për 67 ditë në vendin e parë, ajo në fakt kryeson si kënga e një artiste femër që kishte kaluar më shumë kohë në krye të klasifikimit amerikan të iTunes.

Ylli i pop-it ka tejkaluar kështu rekordin e Adele, e cila në vitin 2015 e kishte pushtuar tregun amerikan me “Hello”. Kënga, e dalë në shtator 2018, u kthye në krye, pas performancës emocionuese nga Gaga dhe Bradley Cooper në ndarjen e çmimeve Oscar.

Lady Gaga ndërmjet shtatzënisë dhe projekteve të reja – Është një moment magjik për Lady Gaga në një nivel profesional, ndërsa në frontin privat javët e fundit nuk kanë qenë të lehta për të: ajo anuloi martesën me Christian Carino, mohoi një flirt me kolegun e saj Bradley Cooper dhe mohoi një shtatzëni të dyshuar (duke konfirmuar, megjithatë, një album të ri). Për fat të mirë, për t’i kthyer buzëqeshjen mendon muzika dhe skena, nga të cilat nuk mund të qëndrojë larg edhe kur nuk është duke punuar.

Performancë surprizë – Klientët e Black Rabbit Rose, një klub në Hollywood patën fatin të shohin Gagën gjatë një mbrëmje jazz, ku ajo iu bashkua muzikantëve në skenën e vogël të klubit duke kënduar me ta, dy hite të Frank Sinatra, “Call Me Irresponsible” dhe “Fly Me To The Moon”.

Performanca u prit me ovacion dhe menjëherë përfundoi në rrjetet sociale, ku fitoi sërish sukses. /k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.