BM – Nuk ka votim të ri mbi marrëveshjen e Brexit nëse nuk ndryshon

LONDËR, 18 mars /ATSH-AFP/ – Qeveria britanike nuk mund të paraqesë sërish për votim para deputetëve marrëveshjen e Brexit pa sjellë ndryshme substanciale, njoftoi sot presidenti i Dhomës së Komuneve, John Bercow.

Kryeministrja, Theresa May kishte njoftuar qëllimin e saj për të riparaqitur deri të mërkurën Traktatin e tërheqjes të negociuar me Brukselin, që ishte hedhur poshtë javën e fundit nga deputetët.

“Nëse qeveria kërkon të paraqesë një propozim të ri që nuk është i njëjti ose substancialisht i njëjti (nga ai që u kundërshtua), atëherë gjithçka është në rregull”, theksoi presidenti i Dhomës. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.