Rama viziton kantinën e verës në Peshtan të Beratit

TIRANË, 17 mars /ATSH – I. Vata/ – Kryeministri Edi Rama ka vizituar një kantinë vere në Peshtan të Beratit, i cili me ndihmën e shteti ka arritur të ngre një nga kantinat më moderne “Made in Albania”.

“Një zhvillim i mbarë në rrugën e transformimit të një kantine vere, në atraksion turistik “Made in Albania” falë edhe mbështetjes financiare të qeverisë”, shprehet Rama

“Kjo është një kryevepër, tha Kryeministri Rama në bashkëbisedim me pronarin e kësaj kantine, ndërsa shtoi se “pa ndihmën e shteti megjithëse je demokrat nuk do të arrije ta bëjë kaq të bukur”.

Pronari i kantinës thotë se kantina “është shumëfunksionale pasi shërben edhe si hoteleri. Nëpërmjet AZHBR-së kemi marrë dhjetë bute franceze, janë nga me të mirë dhe janë bute 300 vjeçare.

“Ky është simboli i një bashkëpunimi të një socialisti dhe demokrati kur kanë qëllim zhvillimin dhe punën”, tha në fund Rama.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.