Kujdesi shëndetësor parësor, nis puna për hartimin e strategjisë së re

TIRANË, 17 mars /ATSH – I. Vata/ – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi sot se ka nisur puna për hartimin e strategjisë së re të kujdesit shëndetësor parësor.

“Nis puna për hartimin e strategjisë së re të kujdesit shëndetësor parësor, me ekspertë të institucioneve shëndetësore dhe të organizatave ndërkombëtare, nën drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, shprehet Manastirliu .

Po ashtu ministrja shpjegon se “Strategjia do të ndërtohet në frymën e mbulimit shëndetësor universal, me pacientin në qendër dhe vizioni ynë është ndërthurja për herë të parë në kujdesin parësor, të shërbimeve socio-shëndetësore”.

e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.