Klosi: Projektet zhvillimore në Berat do krijojnë vende pune të mirëpaguara

TIRANË, 17 mars /ATSH/ – Projektet zhvillimore në zonën e Beratit do të krijojnë qindra vende pune të mirëpaguara.

Kështu u shpreh sot ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi gjatë një interviste, duke shtuar se “qyteti i Beratit ofron sot të gjitha arsyet dhe kushtet për të jetuar, por edhe për të fituar”.

“Fillimi i procesit të nxjerrjes së naftës nga kompania SHELL në Shpirag, do të sjellë qindra vende të reja pune me paga shumë të larta. Ky është një investim i madh, tha Klosi, por sot në Berat është rritur tej mase edhe biznesi i agroperpunimit që kërkon punëtore me paga të  mira”, – u shpreh Klosi.

Klosi theksoi gjithashtu se Beratit i janë shtuar rreth 600 dhoma të reja hotelesh, duke shënuar një rritje të ofertës turistike dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.