Dita e Verës, qytetarët njohin nga afër Policinë e Shtetit

TIRANË, 17 mars /ATSH – I. Vata/ – Mijëra fëmijë, të rinj e të reja, burra e gra kanë vizituar stendat e Policisë së Shtetit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë.

Ata kanë bërë fotografi me punonjësit e Policisë, makinat e motorët. Por jo vetëm kaq: Policia e Shtetit në stendat e saj ofroi për vizitorët mbi 5 mijë fletë palosje me Këshilla për Sigurinë rrugore dhe materiale të tjera sensibilizuese për këtë qëllim, si 5 mijë guida me këshilla praktike për Sigurinë në Shqipëri, shirita fosforeshent për fëmijët, varëse çelësash etj. Fluksi i madh në stendat e Policisë, dëshira për të bërë fotografi me punonjësit e policisë apo me mjetet e saj, dëshira për të marrë e lexuar materialet që ofroi Policia e Shtetit për qytetarët e çdo moshe, dëshmojnë se Policia përditë fiton respektin, besimin dhe mbështetjen e qytetarëve.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu vizituan stendat dhe biseduan me qytetarë e punonjës policie.

Si rrallë herë, Policia është prezantuar para publikut me stendat e policisë ku qytetarë dhe fëmijë kanë vizituar nga afër me kureshtje stendat e policisë.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.