Dëmtohet ura e Maliqit, ARRSH nis punën për rehabilitim e saj

TIRANË, 17 mars /ATSH – I. Vata/ – Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur punën për rehabilitimin e urës së Maliqit të dëmtuar nga gërryes të ujërave të përroit.

Në një njoftim të ARRSH, thuhet se “sapo u njoftuam se në km 2+700 ka dëmtim të shpatullës në hyrje të urës së Maliqit”.

Po ashtu, Autoriteti Rrugor Shqiptar sqaron se dëmtimi ka ardhur si rezultat i veprimit gërryes të ujërave të përroit dhe rrëzimit të një blloku betoni.

“Pas verifikimit të bërë në vend u vendos: Nisja menjëherë e punimeve për riparimin e dëmtimit tek shpatulla mbështetëse në hyrje të urës. Vendosja e sinjalistikës të përkohshme për orientimin e lëvizjes vetëm me një sens mbi urë. Lejimi i lëvizjes së mjeteve me tonazh deri 8 ton. Sot ka nisur menjëherë puna për rehabilitimin e shpatullës së urës nga ana e kontraktorit”, thekson Autoriteti Rrugor Shqiptar.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.