Caprar: Djegia e mandateve shqetësuese, opozita t’i kthehet dialogut

TIRANË, 17 mars/ATSH/ – Anëtari i Parlamentit të Rumanisë dhe njëkohësisht President i Komitetit për Mbrojtjen, Rendin publik dhe Sigurinë Kombëtare, Dorel Caprar i cili shpreh shqetësimin për situatën politike në Shqipëri, duke veçuar këtu bojkotin e opozitës në një moment mjaft të rëndësishëm sikurse është integrimi në Bashkimin Europian.

“Si një mik i vërtetë i Shqipërisë dhe qytetit të Vlorës, jam i shqetësuar për zhvillimin e situatës politike në Shqipëri. Si anëtar i Parlamentit rumun dhe President i Komitetit për Mbrojtjen, Rendin Publik dhe Sigurinë Kombëtare, ndihem i shqetësuar për vendimin e Partisë Demokratike për të bojkotuar Parlamentin, në një moment shumë të rëndësishëm për hyrjen e Shqipërisë në BE. Presidenca rumune e Këshillit të BE-së ka në axhendën e vet mbështetjen për Shqipërinë si një anëtar i ri, i mundshëm i BE-së. Shpresoj shumë se opozita do t’i kthehet arsyetimit dhe dialogut dhe së bashku me qeverinë do të gjejë zgjidhjen më të mundshme për vendin./p.s./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.