BRUKSEL – Ndotja e ajrit shkaktare e vdekjes së 8,8 milionë personave

BRUKSEL, 17 mars /ATSH-AA/ – Rreth nëntë milionë persona çdo vit humbin jetën nga ndotja e ajrit, bën të ditur një studim i shkencëtarëve europianë.

Sipas studimit të publikuar në revistën shkencore ‘’European Heart Journal’’, ndotja e ajrit shkakton vdekjen e parakohshme të 8,8 milionë personave në vit.

“Hulumtimi tregon se shkalla e vdekjeve nga ndotja e ajrit është më e lartë se ajo e shkaktuar nga pirja e duhanit. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë 7,2 milionë individë humbën jetën nga duhani në vitin 2015”, tha Thomas Munzel, pjesëmarrës në hulumtim.

Studiuesit konstatuan se në të gjithë Europën, ndotja e ajrit shkakton vdekjen e parakohshme të 800 mijë banorëve dhe situata në fjalë ul jetëgjatësinë mesatare me dy vite.

Hulumtuesit  theksuan se vdekjet nga ndotja e ajrit janë rritur. Ndotja në fillim shkakton dëmtime tek mushkëritë, më pas prek zemrës duke nxitur probleme në qarkullimin e gjakut.

Shkencëtarët vunë në dukje nevojën e ndryshimit të lëndëve djegëse fosile me burime të rinovueshme të energjisë për të ulur ndikimin e ndotjes së ajrit mbi jetëgjatësinë./ / v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.