Veliu viziton efektivët e lënduar gjatë protestës

TIRANË, 16 mars/ATSH/- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, vizitoi në Spitalin Ushtarak punonjësit e Policisë të cilët u lënduan gjatë protestës së ditës së sotme të zhvilluar para Parlamentit të Shqipërisë, ku protestuesit ushtruan dhunë duke qëlluar me gurë, sende të forta dhe lëndë piroteknike.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Veliu është interesuar te mjekët për shëndetin e punonjësve të Policisë dhe u ka uruar atyre shërim të shpejtë.

Më pas, Drejtor i i Përgjithshëm ka takuar në ambientet e jashtme të spitalit edhe një pjesë të kolegëve të punonjësve të lënduar, duke i falënderuar për gjakftohtësinë, seriozitetin dhe profesionalizmin e treguar gjatë protestës së sotme. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.