UASHINGTON – Takim Bolsonaro-Trump për një aleancë të re Brazil-SHBA

UASHINGTON, 16 mars /ATSH-AFP/ – Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro do të forcojë në fillim të javës së ardhshme me homologun e tij amerikan, Donald Trump afrimin e Brazilit me SHBA-në, në takimin e tij të parë dypalësh jashtë vendit që prej marrjes së funksioneve.

Vizita e presidentit Bolsonaro, nga e diela deri të mërkurën në Uashington, do të mundësojë krijimin e një aleance të re të bazuar mbi një afërsi ideologjike, me një Brazil që është rreshtuar krejtësisht me SHBA-në dhe është i urritur për një bashkëpunim të menjëhershëm.

Përveç situatës në Venezuelë dhe të forcimit të lidhjeve ekonomike dhe tregtare, përdorimi nga SHBA-ja i bazës hapësinore të Alkantaras, që ndodhet në veri të Brazilit, do të jetë gjithashtu pjesë e bisedimeve.

Shpesh herë i mbiquajtur “Trumpi tropikal”, Bolsonaro, që ka ardhur në pushtet në janar, nuk  e ka fshehur asnjëherë admirimin e tij për homologun amerikan me të cilin ndan të njëjtat ide konservatore, kundër multilateralizmit dhe skepticizmin klimatik. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.