Protesta/ Bardhi: Sulm i policisë me mjete helmimi

TIRANË, 16 mars /ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi sot ndaj atij që e cilësoi “sulm kriminal të policisë së shtetit me mjete të helmimit masiv ndaj qytetarëve”, gjatë protestës së opozitës në Tiranë.

“Dënoj me forcë sulmin kriminal të Policisë së Shtetit me mjete të helmimit masiv ndaj qytetarëve, veçanërisht grave dhe fëmijëve në protestë. Kushdo që ka urdhëruar dhe ushtruar dhunë ndaj qytetarëve, në mënyrë të paligjshme dhe kriminale, do të marrë ndëshkimin e merituar”, tha Bardhi në një reagim për mediet. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.