Meta, thirrje për demonstrim paqësor dhe ruajtje të qetësisë

TIRANË, 16 Mars /ATSH/ – Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka bërë thirrje për demonstrim paqësor dhe ruajtje të qetësisë.

Presidenti i Republikës me anë të një njoftimi për shtyp shprehet se është duke ndjekur me shqetësim situatën.

Ai bën thirrje për demonstrim paqësor dhe ruajtje të qetësisë.

Ai u kërkon të gjithëve të evitojnë konfrontimet dhe të qëndrojnë larg provokimeve.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.