Margariti: Gati kalendari turistik 2019 në funksion të turizmit

TIRANË, 16 Mars /ATSH/ -Ministrja e Kulturës, Elva Margariti duke folur sot nga qyteti i Beratit në një takim me 200 operatorë turistikë theksoi se po vazhdon puna në rijetëzimet e trashëgimisë për t’i kthyer në bujtina.

Ajo gjithashtu u shpreh se është gati edhe kalendari turistik për vitin 2019, që do t’i shërbejë turizmit.

“Ne po vazhdojmë punën në rijetëzimet e trashëgimisë për t’i kthyer në bujtina. Kemi gati edhe kalendarin turistik për vitin 2019, që do t’i shërbejë turizmit”, tha Margariti.

Po ashtu ministrja Margariti theksoi se, “është parësore që Beratit t’i japim sa më shumë gjallëri në turizëm”.

“Jemi gati me aktivitetet kulturore gjatë gjithë vitit. Synojmë të shtrihemi larg Tiranës me aktivitetet kulturore dhe Berati është një nga pikat kryesore në këtë drejtim”, tha Margariti.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.