13.2 milionë lekë për rehabilitimin e plotë të Qendrës Shëndetësore në Sauk

TIRANE, 16 mars/ATSH/- Një tjetër qendër shëndetësore në kryeqytet I është nënshtruar tërësish rehabilitimit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bën të ditur se Qendra Shëndetësore në Sauk do t’i shërbejë në kushte dhe standarde bashkëkohore 13 mijë banorëve të periferisë së Tiranës.

Sipas Manastirliut, investimi prej 13.2 milionë lekë për rehabilitimin e plotë dhe pajisjen e kësaj qendre, po kryhet me mbështetjen e projektit “Shëndet për të gjithë”./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.