Xhaçka uron gjeneralin Wollters për postin e Komandantit Suprem të Aleatëve në Europë

TIRANË, 15 mars /ATSH – I. Vata/ – Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka uruar gjeneralin Wollters për nominimin nga Presidenti Trump, si Komandant Suprem i Aleatëve në Europë.

Në urimin e saj, Xhaçka shprehet: “Urimet më të mira për gjeneral Wollters për nominimin nga Presidenti Trump, si Komandanti Suprem i Aleatëve në Europë”.

“Mezi presim të punojmë së bashku për të forcuar më tej bashkëpunimin dhe garantuar sigurinë e aleatëve. Vlerësimet maksimale për gjeneral Curtis S. Scaparrotti për lidershipin e treguar gjatë drejtimit të SHAPE. E nderuar për mundësinë që patëm për të punuar sëbashku. Faleminderit të dy gjeneralëve, për mbështetjen e vazhdueshme për Shqipërinë dhe veçanërisht për ndërtimin në vendin tonë të bazës së ardhme ajrore të NATO, në Kuçovë!”, shprehet ministrja Xhaçka. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.