UASHINGTON – Një ish-ushtarak amerikan shpallet fajtor për spiunazh në favor të Pekinit

UASHINGTON, 15 mars /ATSH-AFP/ – Një ish-agjent i shërbimit sekret ushtarak amerikan u shpall sot fajtor me akuzën për spiunazh në favor të Pekinit, bëhet e ditur në një deklaratë të Departamentit amerikan të Drejtësisë.

Ron Rockwell Hansen 58 vjeç u arrestua më 4 qershor,  rrugës për në aeroportin e Seattle (veriperëndimor), nga ku do të nisej për në Kinë me dokumente të klasifikuara sekrete në fushën e mbrojtjes.

Hansen, i cili kishte dalë në pension nga ushtria amerikane, fliste rrjedhshëm gjuhën mandarinë dhe atë ruse, pranoi se ishte kontaktuar në 2014 nga agjentë të shërbimit sekret kinez.// v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.