Tragjedia e Gërdecit, Hysi: Drejtësi e vonuar

TIRANË, 15 mars /ATSH – I. Vata/ – Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi kujton sot tragjedinë e Gërdecit duke apeluar për drejtësi.

Nënkryetarja e Kuvendit Hysi thekson se “viktimat e Gërdecit kanë nevojë për drejtësi”.

“15 Mars- dhimbje për 26 jetët e humbura dhe dhjetëra jetë të rrezikuara rëndë në ngjarjen e Gërdecit.Viktimat e krimit kanë nevojë për drejtësi!Drejtësi e vonuar-drejtësi e mohuar. Drejtësi e vonuar- riviktimizim i viktimave dhe familjarëve të tyre”, shprehet ajo.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.