Thesari amerikan: SHBA-BE vendosin sanksione të reja ndaj Rusisë

UASHINGTON, 15 mars /ATSH-AFP/ – SHBA-ja në marrëveshje me Bashkimin Europian dhe Kanadanë vendosën sot sanksione të reja ndaj zyrtarëve dhe subjekteve ruse për vijimin e akteve të tyre të dhunës në Ukrainë, sipas një komunikate të Thesarit amerikan.

Gjashtë zyrtarë dhe tetë kompani ruse, përfshirë kompani armatimesh u vendosën në listën e zezë kryesisht për sulmin ndaj anijeve ukrainase në ngushticën e Kerçit në brigjet e Krimesë dhe për mbështetjen e tyre ndaj rebelëve separatistë në lindje të Ukrainës./ / v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.