Thaçi dënon sulmin terrorist në Zelandën e Re

PRISHTINË, 15 mars /ATSH/ – Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka dënuar ashpër sulmin terrorist në dy xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re, ku mbi 40 persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur.

“Republika e Kosovës e dënon ashpër aktin terrorist në xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re, ku u vranë 40 persona dhe u plagosën 20 të tjerë. Në këto momente të rënda, populli dhe institucionet e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjet e viktimave dhe shtetin mik të Zelandës së Re. Aktet e tilla dëshmojnë për domosdoshmërinë e vazhdimit të luftës kundër çdo forme të ekstremizmit dhe terrorizmit në botë”, tha Thaçi. /KosovaPress//e.malaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.