SOFT NEWS – Për të patur sukses në biznes… ia vlen të sakrifikosh një zhytje në Balltik

HELSINKI, 15 mars /ATSH-AFP/ – Për të patur sukses në biznes, ndonjëherë duhet të dish të ruash gjakftohtësinë. Biznesmenët e rinj sakrifikojnë me një zhytje në ujëra të akullta jo larg rrethit arktik me shpresën për të financuar projektin e tyre.

Përfaqësues nga dymbëdhjetë start-up morën pjesë të mërkurën në “Polar Bear Pitching”, një konkurs i pazakontë, si në asnjë vend tjetër, ku konkurrentët dalin për të referuar përpara një jurie investitorësh në Ulu, qytet portual në veri të Finlandës.

Rregulli është i thjeshtë. Ju mund të flisni, prezantoni, paraqisni argumenta ndërkohë që qëndroni të zhytur në një gropë me ujë të akullt në brigjet e Detit Balltik.

”Ishte e tmerrshme. Ishte si të godisnin në fytyrë dhjetë djem vërtetë të fortë’’, deklaroi fituesi Lasse Brurok, i cili së bashku me shokun e tij të ekipit, Arne-Morten Willumsen, fitoi çmimin prej 10 000 euro./ / v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.