SHBA – Trump përdor veton për të financuar murin në kufi me Meksikën

UASHINGTON, 15 mars /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump përdori sot veton e tij për të bllokuar një rezolutë të miratuar nga Kongresi dhe zhbllokuar në mënyrë urgjente fonde për ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën.

Kjo është hera e parë që prej ardhjes në pushtet, dy vite më parë, që Trump po përdor këtë procedurë.

”Kongresi ka të drejtën për të votuar këtë rezolutë dhe unë kam për detyrë për t’a kundërshtuar atë me veton time’’, deklaroi ai nga Zyra Ovale.

‘’Njerëzit nuk e pëlqejnë termin pushtim, por pikërisht për këtë fenomen bëhet fjalë’’, shtoi ai duke iu referuar emigracionit të paligjshëm.

Kongresi i dha një goditje ish-biznesmenit nju jorkez pas votimit me mbështetjen e dymbëdhjetë senatorëve të kampit të tij, një rezolutë që bllokon procedurën e emergjencës që ai dekretoi për të çuar përpara një nga premtimet emblematike të fushatës zgjedhore./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.