SHBA – ”American Airlines” pezullon përkohësisht fluturimet drejt Venezuelës

UASHINGTON, 15 mars /ATSH-AFP/ – ‘’American Airlines’’ pezulloi përkohësisht fluturimet e saj me destinacion Venezuelën dhe anasjelltas për shkak të problemeve të sigurisë, njoftoi sot për median kompania ajrore amerikane.

‘Siguria e stafit dhe pasagjerëve ka qenë gjithnjë prioriteti ynë numër një.

‘’American Airlines’’ nuk mund të operojë në shtete që kompania i cilëson si jo të sigurta’’, njoftoi kompania, e cila kryen zakonisht tre fluturime çdo ditë nga Majemi (Florida, juglindje) drejt Venezuelës, përfshirë dy me destinacion Karakasin./ / v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.