PEKIN – Kina miraton ligjin e ri për investimet e huaja

PEKIN, 15 mars /ATSH-AFP/ – Parlamenti kinez miratoi sot ligjin e ri për garantimin e trajtimit të paanshëm ndaj investitorëve të huaj në Kinë, e parë kjo si një përgjigje ndaj presioneve tregtare të SHBA-së.

Ligji u miratua nga Asambleja Popullore Kombëtare me 2 929 vota pro, tetë kundër dhe tetë abstenime.

Përmbajtja e ligjit megjithatë është kritikuar nga Dhoma Europiane e Tregtisë dhe ajo  Amerikane edhe pse iu përgjigjej gjerësisht ankesave të hershme të kompanive të huaja në Kinë duke përfshirë edhe transferimet e teknologjisë./ /ash/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.