PARIS – Mijëra bileta të shitura edhe pse muzeu i faraonit nuk është hapur ende

PARIS, 15 mars /ATSH-AFP/ – Rreth 130 000 bileta janë shitur përpara hapjes së një muzeu për Tutankhamonin, që do të hapet zyrtarisht më 23 mars në Paris, thanë organizatorët e kësaj ekspozite.

Ata parashikojnë se mund të arrihet deri në 150 000 bileta deri në ditën e hapjes.

Më shumë se 150 objekte përbëjnë thesarin e Tutankhamonit, që del për herë të parë nga Egjipti.

Parisi është etapa e dytë e intinerarit të kësaj ekspozite, pas Los Anxhelesit.

Thesari i faraonit më të famshëm egjiptian do të jetë i hapur deri më 15 shtator./ /xhm/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.